Saturday, May 18, 2019

Era Bici shpallet Kampione Europe në volejboll.


Sportistja Erblira Bici është padyshim volejbollistja më e mirë kuqezi për momentin. 23-vjeçarja u konfirmua edhe në arenën ndërkombëtare, pas 4 kampionateve të fituara në Shqipëri, bëhet shqiptarja e parë që shpallet kampione e Evropës në volejboll për femra. Bici dhe skuadra e saj Novara, triumfuan 3 me 1 kundër ekipit tjetër italian, Conegliano, në finalen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, duke fituar edhe trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019. 

Një triumf i jashtëzakonshëm për sportisten e Kombëtares shqiptare, e cila po përjeton momentin më të mirë në karrierë.


FINALJA
CEV Champions League 2018-19 (F)

Igor Gorg. Novara - Imoco Conegliano
3:1
(25-28, 25-17, 14-25, 25-22)



No comments:

Post a Comment