Thursday, October 31, 2019

Partizani eliminohet nga Vasas Budapest.

Përfundon ëndrra e Partizanit në volejboll për femra, për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi humbi edhe ndeshjen e kthimit ndaj hungarezëve të Vasas Obuda Budapest. 

Ekipi i Vasas pas fitores 3-0 në Hungari, arritën të përsëritin të njëjtin rezultat edhe mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke dominuar takimin dhe konfirmuar se janë një shkallë më lart se rivalet e tyre. 

Vajzat “e kuqe” tentuan të bëjnë diçka në pjesën e parë, por edhe pse e nisën mirë, arritën të humbin me rezultatin 19-25. Ndërsa dy të tjerët u mposhtën me shifrat 17-25 dhe 16-25.

No comments:

Post a Comment