Tuesday, April 9, 2019

Partizani e Tirana e nisin me fitore.



Ka startuar faza e play off-it në volejboll për femra. Siç dihet, Mirdita dhe Barleti Volley janë kualifikuar direkt në fazën gjysmëfinale, ndërsa për dy vendet e tjera bosh luhet një fazë eliminatore, mes ekipeve të renditura në vendet 3-6. Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës mundi 3-1 Teutën, një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga volejbollistet bardheblu. Kryeqytetaset fitojnë dy setet e para, por durrsaket reagojnë dhe hapin ndeshjen duke fituar setin e tretë. Gjithsesi, vrulli i Teutës ndalet këtu, pasi Tirana fiton setin e katërt dhe mbyll shpejt hesapet.

Pa probleme fiton Partizani, që mundi në “Asllan Rusi” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin 3-0. Një fitore e lehtë e skuadrës kryeqytetase, ndjeshëm më superiore në fushë, duke u hakmarrë për humbjen në kampionat pak kohë më parë. Më 12 prill luhen takimet e kthimit, respektivisht në Durrës dhe Shkodër. Ndërsa të mërkurën pasdite do të luhen eliminatoret e para për meshkuj.

Volejboll – Femra, eliminatore :

Play off 
Tirana 3:1 Teuta
(25-23, 25-17, 18-25, 25-15)

Partizani 3:0 Vllaznia
(25-19, 25-12, 25-14) 

Play out 
Skënderbeu 3:0 Elbasani 
(25-12, 25-14, 25-16)

No comments:

Post a Comment