Emocione të mëdha dhuroi përballja e fazës play-off midis Mirditës dhe Partizanit në volejboll për femra. Në sfidën e luajtur në kryeqytet, kryeqytetaset fituan me përmbysje me sete 2-3. Edhe pse e nisën vrullshëm sfidën me rezultatin 23-25, Mirdita dominoi në dy raundet e tjera me shifrat 25-17 dhe 25-15. Vajzat e kuqe rihapën ndeshjen në raundin e katërt me rezultatin 19-25 dhe në raundin e pestë vulosën fitoren me shifrat 7-15.
Në gjysmëfinalen tjetër Barleti Volej mposhti 3-0 Tiranën, vajzat që drejtohen nga trajneri Hasan Gurabardhi nuk diskutuan për asnjë moment fitoren duke u treguar superiore në të treja setet.
Volejboll – Femra, Gjysmëfinalet :
Mirdita 2:3 Partizani
(23:25, 25:17, 25:15, 19:25, 7:15)
Barleti 3:0 Tirana
(25:21, 25:15, 25:13)
No comments:
Post a Comment