Partizani është shpallur për të dytin vit radhazi Kampion i Shqipërisë në volejboll për femra, duke u konfirmuar si skuadra dominuese në këtë sport në vendin tonë. Ekipi i drejtuar nga Roland Tarja, pasi siguroi Kupën e Shqipërisë në këtë sezon, bëri të vetin edhe titullin kampion, i cili vjen për të dytin vit radhazi, ndërsa mundi në finale me shifrat 3-0 në derbin e kryeqytetit ekipin e Tiranës.
Pas suksesit në dy ndeshjet e para të Partizanit, Tirana mundohej të kthente fatet e duelit. Ajo arriti të fitonte me shifrat 27-25 setin e parë, por Partizani më pas nisi të dominonte dhe ktheu plotësisht ndeshjen me suksesin 25-16 të setit të dytë. Edhe seti i tretë u dominua nga Partizani, me shifrat 25-15, por Tirana mblodhi forcat për të siguruar setin final, pasi fitoi të katërtin me shifrat 30-28. Megjithatë, në setin final nuk kishte histori, me vajzat e Partizanit që triumfuan 15-8 duke mbyllur 3-2 këtë sfidë dhe 3-0 të gjithë serinë finale.
Finalja 1
Tirana 0:3 Partizani
(22:25, 23:25, 19:25)
Finalja 2
Partizani 3:1 Tirana
(25:27, 26;24, 25:15, 26:24)
Finalja 3
Tirana 2:3 Partizani
(27:25, 16:25, 15:25, 30:28, 8:15)
No comments:
Post a Comment