Kombëtarja U20 e Shqipërisë në Volejboll ka fituar ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë në turneun “Kampionati Ballkanik”. Kuqezinjtë mundën Serbinë 3 – 2 në ndeshjen e zhvilluar në sallën e lojërave “Feti Borova”.
Shqipëria e nisi mirë turneun duke fituar të tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Kosovës, Greqisë deh Maqedonisë së Veriut por në gjysmëfinale kuqezinjtë u ndalën nga Mali i Zi. Turneu “Kampionati Ballkanik” u zhvillua në Tiranë në datat 24 – 28 qershor dhe në të morën pjesë tetë skuadra nga Ballkani.
Rezultatet e Kombëtares në fazën e grupeve
Shqipëri 3-0 Kosovë
Shqipëri 3-0 Greqi
Maqedonia V. 0-3 Shqipëri
GjysmëFinalet
Shqipëri 1-3 Mali i Zi
Serbi 1-3 Greqi
Finale
Mali i Zi 3-1 Greqi
Vendi i 3-të
Shqipëri 3-2 Serbi
No comments:
Post a Comment