Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në volejboll për djem u rendit në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua më datat 6-10 korrik në Ferizaj të Kosovës. Në ditën e pestë dhe të fundit, kombëtarja kuqezi u mund 3:1 (22:25, 25:19, 25:19, 25:22) nga Maqedonia Veriore, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Fituese e kësaj Ballkaniade doli Turqia, e më pas u renditën Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Kuqezinjtë e mbyllën këtë turne me 2 fitore dhe 3 humbje. Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi në këtë turne, që po tregon nga viti në vit përmirësim në lojën e saj dhe rivalitet në fushë me skuadrat e tjera.
Thursday, July 11, 2019
Kombëtarja U-18 paraqitje dinjitoze në Kampionatin Ballkanik.
Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në volejboll për djem u rendit në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua më datat 6-10 korrik në Ferizaj të Kosovës. Në ditën e pestë dhe të fundit, kombëtarja kuqezi u mund 3:1 (22:25, 25:19, 25:19, 25:22) nga Maqedonia Veriore, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Fituese e kësaj Ballkaniade doli Turqia, e më pas u renditën Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Kuqezinjtë e mbyllën këtë turne me 2 fitore dhe 3 humbje. Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi në këtë turne, që po tregon nga viti në vit përmirësim në lojën e saj dhe rivalitet në fushë me skuadrat e tjera.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment