Saturday, September 21, 2019

Partizani & Vllaznia kualifikohen në Finale.


Partizani dhe Vllaznia janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj, turne që po zhvillohet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës. Partizani kampion në fuqi mundi 3-0 Erzenin, ndërsa Vllaznia mposhti po 3-0 Tiranën. 

Në gjysmëfinalen e parë, Partizani mposhti 3-0 Erzenin, një përballje mes dy ekipeve që do të luajnë po ndaj njëra-tjetrës edhe në Challenge Cup pas dy javësh. Një takim që skuadra kryeqytetase e dominoi shumicën e kohës. Rivalitet ky takim pati vetëm në setin e tretë. 

Më e lehtë fitorja e Vllaznia, që ndaj Tiranës vuajti disi vetëm në setin e dytë. Ndërsa në dy setet e tjera, epërsia e skuadrës shkodrane ishte e madhe, që nuk djersiti shumë për të shkuar në finale. 


Kupa e Federatës 

Gjysmëfinale
(21 shtator) 

Erzeni 0-3 Partizani 
 (20-25, 20-25, 23-25) 

Vllaznia 3-0 Tirana 
 (25-17, 25-22, 25-17) 

Finale 
(22 shtator)
ora 19:00
Partizani - Vllaznia 

Takimi final do të luhet të dielën, ora 19:00, po në Korçë. Më herët do të luhet edhe finalja e femrave, Mirdita-Tirana (ora 16:00). /telesport/



No comments:

Post a Comment