Sunday, September 22, 2019

Vllaznia dhe Mirdita fitojnë Kupën e federatës 2019.


Mirdita është fituesja e Kupës së Federatës në volejboll për femra. Vajzat mirditore janë treguar cinike ndaj një kundërshtari të organizuar si Tirana, të cilat i kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0. Në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit në Korçë, Mirdita ka treguar dhëmbët që në setin e parë, duke e fituar më shifrat 25-16. Seti i dytë nisi më i ekuilibruar, por eksperienca dhe ego e vajzave veriore mbizotëroi. 25-21 ishin shifrat përfundimtare dhe Mirdita mori frenat e lojës. Edhe seti i tretë nisi i ekuilibruar, por fundi i buzëqeshi Mirditës, që e fiton 25-17 dhe dërgon në 3-0 rezultatin e përgjithshëm. 

Mirdita - Tirana 3-0 (25-16, 25-21, 25-17)

Në finalen e Meshkujve Partizani e ka nisur më mirë ndeshjen dhe për rrjedhojë udhëheq që në fillimin e saj dhe arrin ta fitojë pa shumë vështirësi setin e parë në shifrat 25-18. Në setin e dytë Vllaznia është ajo që luan më mrië dhe e fiton atë në shtesë me shifrat 29-27. Një set që u jep besim kuqebluve të cilët udhëheqin edhe në të tretin 18-11 dhe e ruajnë epërsinë duke e fituar atë 25-23 dhe duke kaluar në avantazh me sete. I katërti ndërkohë ka barazpeshë dhe është Partizani që mundohet të udhëheqë por Vllaznia reagon mjaft mirë duke arritur ta kthejë rezultatin në favor të saj nga 15-17 në 19-17 për ta mbyllur me shifrat 25-20.

Vllaznia - Partizani 3-1 (18-25, 29-27, 25-23, 25-20)

No comments:

Post a Comment